Filipçe: Tani për tani nuk ka nevojë për restriksione të lëvizjes, vala e vjeshtës do të jetë sfidë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në mëngjes ka pasur takim me përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame, ndërsa planifikon të takohet, siç tha, edhe me përfaqësuesit e KOM, si dhe me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare. Në bazë të asaj do të caktojë mbledhje të përbashkët me Qeverinë. Qëllimi është, theksoi, secili në fushën e tij ta dërgojë porosinë për qytetarët – se vetëm respektimi i masave do të thotë fund më i shpejtë i koronakrizës.

Sipas Filipçes, në këtë moment nuk ka indikacione për vendosje të masës plotësuese e cila do të thotë restriksione në lëvizje. Ditëve të fundit faktori i bartjes së KOVID-19 është nën njësi dhe ashtu do të mbetet, numri i pacientëve do të zvogëlohet.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri, ministri tha se edhe krahas valës së dytë e cila është me intensitet më të madh se e pars, situata menaxhohet mirë, ndërsa sistemi shëndetësor ka kapacitet t’i pranojë të gjithë pacientët. Disponon me shtretër të mjaftueshëm spitalor dhe me kuadër të mjaftueshëm – mjekë dhe infermiere. Por, vala e vjeshtës do të jetë sfidë.

“Një nga kriteret kryesore mbi të cilat vlerësohet nëse dhe ç’farë masa duhet të vendosen është kapaciteti i sistemit shëndetësor – numri i shtretërve të lirë spitalor dhe kuadri, që ne tani për tani e menaxhojmë mirë. Ka krevatë tërësisht të mjaftueshëm, mjekë dhe infermiere. Nuk ekziston parim tjetër në bazë të së cilës mund të vendosen masat, përveç këtyre në të cilat themelohen edhe politikat dhe rekomandimet tona”, nënvizoi Filipçe.

Ai paralajmëroi edhe se vijnë muajt e vjeshtës kur njerëzit më shumë do të qëndrojnë të mbyllur dhe do të fillojnë me punë shkollat.

Ministri edhe në këtë rast tha se epidemiologët dhe inspektorët përballen me problem në lidhje me dorëzimin e vendimeve dhe të dhënave të rrejshme të cilat i japin kontaktet pozitive. Kjo është një nga punët thelbësore, tha, të gjitha kontaktet e të sëmurëve do të vendosen në izolim.

Hotelet të cilat deri tani kanë shërbyer për karantinë shtetërore, më nuk do të përdoren, ndërsa pacientët që ishin atje do të shkojnë në shërim shtëpiak.