Filipçe paralajmëroi normalizim të punës së spitaleve në vend

Spitalet në vend fillon ta normalizojnë punën, theksoi sot nga Shtipi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Orari për kthimin në normale dhe orari i pacientëve të cilët janë shtyrë për shkak të Kovid-19 tani më është bërë dhe një pjesë e klinikave tani e kanë normalizuar punën e tyre në pajtim me atë nëse japin mjekë ose infermiere në sistemin e rotacionit ose jo. E dini se tani është presioni më i madh i infektologëve, internistëve, anesteziologëve. Njëra prej arsyeve kryesore pse janë anuluar intervenimet ishte që të lirohen anesteziologët dhe të mund të ndihmojnë edhe në mjekimin intensiv në spitalin ‘8 Shtatori’ dhe në klinikën infektive”, ka thënë Filipçe.

Lidhur me atë kur do të fillojë me punë sistemi “Termini im”, Filipçe thotë se për një pjesë të intervenimeve dhe klinikat tani më nga fundi i javës së ardhshme, ndërsa për të tjerët do të presin, që të shohin, si zhvillohet intensiteti i diagnostifikimit të pacientëve të rinj.