Ateroi aeroplani i parë me udhëtarë në aeroportin e Ohrit

Ateroi aeroplani i parë me udhëtarë në aeroportin e Ohrit

Pas pothuajse katër muajve, në aeroportin e Ohrit “Shën Apostoli Pal” ateroi aeroplani i parë, me çka edhe zyrtarisht fillon sezoni kryesor veror turistik në brigjet e Liqenit të Ohrit.

Me fluturimin e parë të realizuar nga aerokompania në Ohër “Chair Airliner” arritën udhëtarët e parë në linjën e rregullt nga Cyrihu.

Aeroporti në Ohër, si dhe ai në Shkup, ishin tërësisht të mbyllur për udhëtarë prej 15 marsit të këtij viti, kur u vendosën masa të posaçme restriktive për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Situata e re e imponuar, e shkaktuar nga epidemia, rezultoi me anulim të një numri të madh të aranzhmaneve të caktuara paraprakisht të turistëve të huaj në hotele dhe kapacitete private në rivierën e Ohrit dhe Strugës.

Hapja e sërishme e aeroportit jep optimizëm të caktuar tek punonjësit turistikë në Ohër se megjithatë edhe këtë verë në qytet dhe në brigjet e Liqenit të Ohrit do të ketë turistë të huaj. Në favor të pritjeve të tilla shkojnë edhe paralajmërimet e disa tur-operatorëve të caktuar të huaj se do të realizojnë një pjesë të aranzhmaneve të parapara nga ajo që shumë turistë nuk i anuluan por i ricaktuan planet për pushim në Ohër.

Tashmë nga kjo javë është planifikuar që krahas ripërtëritjes së linjave të rregullta të realizohen disa fluturime çarter me turistë nga Polonia dhe Holanda.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.