Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, kthehen 33 autobusë nga pika kufitare Serbi-Hungari

Për të siguruar një jet më të mirë dhe pas krizës e gjendjes së rënd ekonomikë që shkaktoj pandemia e virusit korona me dhjetra autobus të mbushur plot e përplot të mërkurën u nisën për në destinacione të ndryshme të evropë.

Por ashu siç ndodhi javë më parë edhe këtë herë të gjith autobusët të cilët ishin nisur për në Gjermani , Itali dhe në disa vende të tjera u kthyen pas nga pika kufitare Horgosh që lidh Sërbinë me Hungarinë.

Të moshuar, bura gra e fëmijë sot zbrisnin në stacionine autobusëve në Tetovë të lodhur nga udhëtimi i gjatë që ju kushtoj më shumë se 40 orë dhe që përsëri nuk kishte sukses. Përveç shtetasve të maqedonisë në autobusë kishte edhe nga Shqipëria dhe nga vendet e rajonit të cilët tashmë ishin në stacionin e autobusëve në Tetovë dhe kërkonin rrugdalje për tu kthyer në vendlindjet e tyre.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ata shprehen se nuk kan qen të informuar nga kompania e cila ka bërë transportin, e disa të tjerë deklarojnë se kanë pasur garancë për të kaluar kufirin nga po e njejta kompani. Kjo nuk është hera e parë edhe para një jave po e njejta gjë ndodhi dhe në të njejtin vend në kufirin Serbo-Hungarez tentim I cili përfundoj si ky I fundit.

Ne u munduam që të marim deklaratë edhe nga Drejtuesit e kompanisë por një gjë e tillë ishte e pamundur ndërkaq para zyrës së kësaj kompanie në Stacionin e Autobusave në Tetovë kishte numër të madh udhëtarësh të cilët kërkonin përgjegjsi e disa me çdo çmim donin që të ju kthehen të hollat.