Të hënën do të votojnë 716 persona me Kovid-19 dhe në vetizolim, ndërsa të martën 8.852 të sëmurë, të pafuqishëm dhe të sëmurë kronik

Të hënën do të votojnë 716 persona me Kovid-19 dhe në vetizolim, ndërsa të martën 8.852 të sëmurë, të pafuqishëm dhe të sëmurë kronik

Komisioniet Zgjedhore Komunale kanë pranuar 716 kërkesa nga personat pozitiv të koronavirusit ose në vetizolim për votim që duhet të mbahen të hënën më 13 korrik në suaza të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mërkurën më 15 korrik.

Nga KZK kanë arritur mbi 770 kërkesa të tilla, ndërsa nga gjithsej 80 komuna në 57 do të votojnë të sëmurët me Kovid-19 dhe personat në vetizolim.

Sipas informatave të KSHZ-së, finalizohet kompletimi i këshillave zgjedhor të veçantë të cilat duhet ta zbatojnë këtë votim ndërsa përbëhen nga tre punonjës shëndetësor dhe përfaqësues të partive politike.

Të martën, më 14 korrik, do të votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të sëmurët kronik, personat në burgje, në shtëpitë e pleqve dhe në arrest shtëpiak.

Sipas informatave të KSHZ-së, nga 9.499 të sëmurë, të pafuqishëm dhe persona të sëmurë kronik në KZK janë pranuar kërkesat e 8.852 personave të cilët sipas udhëzimeve të Komisionit kanë dërguar dokumentacion përkatës mjekësor për të dëshmuar se kanë nevojë për votim në shtëpinë e tyre. Votimin të martën do ta kryejnë këshillat zgjedhor.

Për krahasim, të zgjedhjeve të kaluara të paraqitur për votim ishin vetëm 3.540 persona të sëmurë dhe të pafuqishgëm.

Më 15 korrik të mërkurën do të votohet në 3.480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në vend. Në 90 vendvotime ka më pak se 10 votues të cilët sipas Ligjit do të munden të drejtën e tyre të votës ta realizojnë në vendvotimin më të afërt. Qytetarët do të mund të votojnë për 1.578 kandidatë të 15 partive politike dhe koalicioneve. Të drejtë të votës kanë 1.814,263 persona.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.