Pendarovski: Srebrenica është një kujtesë e virusit të rrezikshëm të intolerencës ndaj të ndryshmive

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dërgoi porosi përmes videos me rastin e gjenocidit në Srebrenicë, ku para 25 viteve më shumë se 8.000 njerëz, kryesisht burra dhe fëmijë ishin vrarë sistematikisht, vetëm për shkak se ishin boshnjakë.

Kjo është, thotë Pendarovski, pa dilemë, një ndër ngjarjet më të errëta në historinë evropiane moderne për të cilën nuk ekziston kurrfarë justifikimi racional.

“Disa nga kriminelët veçmë janë përballur me drejtësinë para Gjykatës Ndërkombëtare. Një pjesë e të mbijetuarve, kanë marrë guximin t’i shohin në sy xhelatët të tyre, dhe t’i falin ata të cilët janë penduar për krimet e tyre. Por, shumica prej tyre vazhdojnë të jetojnë me traumat e tmerrshme në mënyrë shtesë të përforcuara me mohimin dhe relativizimin e të vërtetës për krimin”, theksoi ai.

Qendra Memoriale dhe Nënat e Srebrenicës përmes një porosie të qartë, thekson Pendarovski, nuk përballen me të kaluarën kolektive dhe me ndërgjegjen e brezit tonë. Ata, plotësoi ai, nuk nxisin urrejtje, as nuk kërkojnë hakmarrje, sepse me këtë thellohet padrejtësia. “Ata vetëm e kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë, si parakusht për paqen”, theksoi presidenti.

Njëzet e pesë vjet vjetori nga gjenocidi në Srebrenicë, thotë Pendarovski në video porosinë, po ndodh në periudhë të pandemisë së Kovid-19 që çdo ditë merr mijëra jetë njerëzish në mbarë botën. Ai thotë se Srebrenica është kujtim i virusit të rrezikshëm i intolerancës ndaj të ndryshmive.

Pendarovski porosit që të ndërtohen shoqëri në të clat do të ketë vend për secilin nga ne dhe të bëjmë shtëpi në të cilën do të pranohemi njëri-tjetrin edhe krahas dallimeve tona.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.