Takim Dimitrov-Dendias në Athinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk se dje gjatë vizitës së tij të punës në Greqi, në Athinë pati takim me homologun e tij grek Nikos Dendias.

“Folëm për marrëdhëniet e mira bilaterale dhe mundësinë ta plotësojmë faqen e re të miqësisë me projekte konkrete me interes të përbashkët. Biseduam gjithashtu edhe për të ardhmen tonë të BE-së, çështjet aktuale në rajon dhe në botë, me theks në pandeminë dhe si të përballemi me sfidat që i kemi përpara”, shkroi Dimitrov.