MMJPH: Monomeri i vinil klorurit do të derdhet dhe transportohet

Sa i përket dezinformatave që po përhapen në rrjetet sociale këto ditë për rrezikun e rezervuarit në të cilin mbeturinat e monomerit të vinil klorurit ruhen në zonën e ish-fabrikës OHIS, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon publikun se informacioni i tillë është plotësisht i pasaktë.

Përkatësisht më 29 korrik 2020, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor publikoi një raport të plotë për inspektimet e kryera në subjektin juridik Eko Qendra (Eco Center) 97, Shkup, në lidhje me zbatimin e projektit për heqjen e sigurt të substancave kimike nga lokacionet dhe impiantet prodhuese të SH.A. Ohis – Shkup, të cilin edhe Ministria e Mjedisit e shpërndau në kanalet e saja të komunikimit.

Informacionet kryesore të Raportit:

Një shkallë e lartë e sigurisë së rezervuarit sigurohet me instalimin e një sistemi ftohjeje i cili është vendosur të ruajë temperaturën e rezervuarit në përputhje me rregulloret për ruajtjen e këtij lloji të kimikatit në një enë me presion.

Për konvertimin dhe zhvendosjen e monomer vinil klorurit Ecocentar 97, Shkup ka punësuar disa nënkontraktorë që punojnë së bashku për një zgjidhje të plotë të problemit, si vijon:

Janë nënshkruar marrëveshje me një subjekti juridik-incenerator (incenerator të mbeturinave-furrë për djegien e mbeturinave ) nga Gjermania (SUEZ Sonderabfallgesellschaft mbH, Schkopau, Gjermany)

me një kompani të specializuar në transferimin e këtij lloji të mbeturinave të rrezikshme nga Franca (Curium S.A.S., Montagny, France).

dhe me një kompani transporti nga Bullgaria që ka të gjitha lejet e nevojshme për transportin e mbeturinave të rrezikshme nëpër vendet e BE-së.

Vizita e planifikuar e inxhinierëve Curium nga Franca dhe Italia, e cila do të zhvillohej në javën e dytë të Marsit 2020, duhej të shtyhej për shkak të pandemisë globale të virusit COVID-19, i cili preku vendin tonë dhe solli mbylljen e vendkalimeve.

Po ashtu, 2 (dy) tanke me qëllim të specializuar për ruajtjen dhe transportin e Monomer Vinil Klorurit janë prokuruar dhe tashmë kanë mbërritur, në të cilat monomeri i vinil klorurit të mbetjeve do të transferohet dhe transportohet në destinacionin përfundimtar – Incineratori në Gjermani (SUEZ Sonderabfallgescha mbH, Schkopau, Gjermani).

Aktualisht, sipas rekomandimeve të marra nga konsulentët nga vendi ynë dhe jashtë vendit, si dhe nga ndërmarrja e transferuesit Curium SAS, Montagny, Francë në 2 (dy) deri në 3 (tre) muajt e ardhshëm nuk do të ketë mundësi të bëhet shndërrimi, nga aspekti i sigurisë për shkak të temperaturave të larta që janë aktuale në periudhën e verës.

Zyra për komunikim me publikun