Kriza Politike Në Vend Drejt Përkeqësimit

Kriza Politike Në Vend Drejt Përkeqësimit

Edhe Një Vit Pas Marrëveshjes Së Përzhinos, Përsëri Në Pikën Zero

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2014, partia më e madhe opozitare në vend, LSDM, bojkotoi kuvendin duke i quajtur zgjedhjet si jo ferr, jo demokratike dhe jo legjitime.

Pas disa takimeve jozyrtare mes kryetarëve të opozitës Zoran Zaev dhe kryetarit të partisë qeveritare Nikolla Gruevski, takim në të cilën Zaev i kishte bërë Gruevskit me dije se posedon argumente të fuqishme që e vërtetonin jo legjitimitetin e zgjedhjeve, vërtetonin implikimin e zyrtarëve shtetëoro dhe këto u dëshmuan përmes disa audio incizime ku flitet se si ata e kanë keqpërdorur postin e tyre. Pasi dy kryetarët e partive më të mëdha në vend nuk arritën një gjuhë të përbashkët, në muajin shkurt të vitit 2015 në një pres konferencë, kryetari i partisë në qeveri Nikolla Gruevski, haptazi deklaroi se Zoran Zaev në bashkëpunim me shërbimet e huaja mundohen që ta rrëzojnë pushtetin dhe ta destabilizojnë vendin. Në të njëjtën dit u arrestua edhe ish-drejtori i shërbimit sekret të Maqedonisë, Zoran Verushevski. Menjëherë pas disa ditëve edhe kryetari i opozitës filloi që t'i lëshoj përgjimet me interes publik të ashtuquajtura bomba. Këto bomba shpalleshin publikisht nëpërmjet pres konferencave të organizuara nga ana e vet kryetarit të partisë opozitare. Kjo gjë vazhdoi plot tre muaj, e cila pasoi me protesta masive dhe më në fund ndërkombëtarët i ulën në tavolinë katër partitë më të mëdha parlamentare në vend. Në këtë takim partitë nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos, e cila përmbante:

1. Më 1 shtator
LSDM do të kthehej në Parlament

2. Më 20 tetor të vitit 2015
Ministër i ri teknik të Punëve të Brendshme do të emërohej nga opozita sipas propozimit të LSDMsë, pas konsultimeve me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në.

3. Më 20 tetor
Ministër i ri i Punës dhe Politikës Sociale do të emërohej sipas propozimit të LSDMsë.

4. Më 20 tetor
Zëvendës të rinj të ministrave do të emëroheshin në disa ministri :

  • Ministrinë e Punëve të Brendshme, me propozim nga VMRO
  • Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, me propozim nga VMRO
  • Ministrinë e Financave, me propozim nga LSDM
  • Ministrinë e Bujqësisë, me propozim nga LSDM

Këta zëvendësministra do të kishin të drejtë të plotë që ta mbikëqyrin punën ose të vendosin veto në ministritë e tyre në të gjitha vendimet juridike, financiare ose kuadri, të cilat ishin të lidhur me organizimin e zgjedhjeve.

Të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat e lartpërmendur do të mbeteshin në funksionet e tyre në qeverinë e re, në pajtueshmëri me dispozitat vijuese të përmendura më lartë.

5. Qeveria aktuale do të dorëzonte dorëheqje formale në Parlament në kohën e duhur që të mundësojë që Qeveria e re të japë betim më 15 janar të vitit 2016, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare që duhej të mbaheshin më 24 prill të vitit 2016. Qeveria e re do të udhëhiqej nga një kryeministër i emëruar nga vet partia qeveritare.

6. Rregulli më lartë se Qeveria aktuale duhet në kohë të japë dorëheqje dhe ta braktisë funksionin 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme dhe se qeveria e re duhet të votohet, duhej të zbatohej në zgjedhjet në prill të vitit 2016, ndërsa pas miratimit të ndryshimeve të domosdoshme ligjore, do të zbatohej edhe për zgjedhjet e ardhshme.

7. Nga 15 shtatori, do të emërohej Prokuror i ri Publik, i cili do t'i zhvillojë hetimet rreth komunikimeve të përgjuara.

  • Me efekt të menjëhershëm, nuk do të ketë publikime të mëtejme të çfarëdo materiali të përgjuar. Pas kthimit të LSDM-së në Parlament, të gjitha materialet që ka në posedim LSDM-ja ose kush do tjetër, do t’i dorëzohen Prokurorit Publik për veprim të menjëhershëm.
  • Në mes të Qershorit dhe fundit të Gushtit 2015, BE do të lehtësonte dialogun ndërpartiak (i hapur për të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlament) për të arritur një marrëveshje mbi çështjet e reformave strukturore. Kjo marrëveshje do të përfshinte edhe reformat që duhej të ndërmerren në fushat e Kapitujve 23 dhe 14, përfaqësim dhe funksionim i pavarur i organeve relevante shtetërore, liri më të madhe mediatike si dhe përputhje të plotë me Opinionet dhe Rekomandimet e Komisionit të Venedikut.
  • Deri më 31 korrik 2015, përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor duhej të shqyrtohej dhe modifikohej. Më 30 shtator 2015, Komisionit Shtetëror Zgjedhor do t’i jepeshin kompetenca të shtuara që të sigurojë zgjedhje të lira dhe ferr si dhe fushë të barabartë loje për të gjitha partitë. Të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR do të zbatohen, përfshirë edhe shqyrtimin e listës së votuesve në përputhje me një metodologji të re dhe të pranuar. Para zgjedhjeve të ardhshme, Qeveria do të kërkojë monitorim të përforcuar afatgjatë dhe afatshkurtër nga OSBE/ODIHR.

Çfarë ndodhi në realitet

Edhe pse me afat të vonuar shumica e pikave të lartpërmendura u realizuan, mirëpo jo në përputhshmëri të kërkesave të marrëveshjes dhe me afat të vonuara. Marrëveshja, sidomos tregoi ngecje të madhe në pastrimin e listave zgjedhore dhe në ndryshimin e ligjit për medie. Kundërshtimi i partisë në qeveri për të mos i përmbushur këto dy pika shumë relevante që do të hapnin rrugën e mbajtjes së zgjedhje të lira dhe demokratike solli deri në prolongimin e zgjedhjeve dy herë radhazi deri në një afat ende të pa definuar. Ndërkohë dhanë dorëheqje të gjithë ministrat dhe zv/ministrat e LSDM që ishin pjesë e qeverisë teknike dhe gjithçka u kthye me avazin e vjetër përveç kryeministrit të ri emëruar Emil Dimitriev dhe ministrat e rizgjedhur të BDI-së. KSHZ-ja ndali punën e pastrimit të listave, kurse Prokuroria Speciale nuk mund të ushtronte punën e vet për shkak të obstruksioneve. Sikur nuk mjaftonte e gjithë kjo, kryetari i Shtetit doli me një vendim tjetër të papritur që kishte të bëj me faljen e të gjithë të akuzuarve politik, listë e cila përfshinte 56 emra, të cilët më vonë u detyrua që t'i tërheq përsëri për shkak të kritikave të shumta që demonstronin pakënaqësinë ndaj këtij vendimi, sidomos faktorit ndërkombëtarë. Së fundmi edhe LSDM doli me prononcim se nuk do të futet në kuvend përderisa Gjykata Kushtetuese nuk prononcohet për kushtetutshmërinë e Ligjit për Prokurorinë Speciale. Kurse menjëherë pas përfundimit të impiçment të kryetarit të shtetit, i cili me shumicën e votave nuk u pranua, kryetari i shtetit George Ivanov doli me një prononcim të ri skandaloz në të cilën u shpreh se Maqedonia, qenka në prag të luftës qytetare dhe se ka qenë i gatshëm që të angazhoj ushtrinë e shtetit. Tani parashtrohet pyetja se çfarë ndryshoi pas një viti nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Përzhinos, dhe se a është akoma e gjallë fryma e kësaj marrëveshjeje.