Teuta Arifi nderohet me ""Urdhërin e yllit të Italisë", çmim që ndan presidenti italian

Në rezidencën e Ambasadorit të Italisë në Shkup, Ekselencës së tij Z. Carlo Romeo, pranova "Urdhërin e yllit të Italisë" dekoratë e cila jepet nga Presidenti i shtetit Italian që nga viti 2011.

Kjo dekoratë ndahet për personalitete që kanë dhënë kontribut në promovimin e vlerave të kulturës dhe gjuhës italiane jashtë vendit.

Së shpejti në Tetovë do të bëjmë funskionalizimin e këndit të librit italian, që do të shërbejë si urë lidhëse kulturore mes dy vendeve.

E falënderoj Ambasadorin Z. Carlo Romeo për nderin dhe mikrpritjen, dhe besoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me bashkëpunimin dhe promovimin e vlerave dhe praktikave progresive europiane në vendin tonë.