Osmani: Fillimi i negociatave do të jetë një sinjal i qartë për kursin evropian të gjithë rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel, realizoi takim me Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi.

Takimi ishte në funksion të përmbushjes së misionit të Osmanit për të kompletuar dosjen euro-integruese të Maqedonisë së Veriut, për fillim zyrtar pa vonesë të negociatave për anëtarësim në BE, në kuadër të kryesimit gjerman të sivjetmë me Këshillin e BE-së; me ç’rast bashkëbiseduesit e vlerësuan këtë qëllim si të përbashkët.

“Qeveria e re mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj agjendës së reformave dhe integrimit evropian, me impuls shtesë dhe proaktivitet rreth zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si një vlerë thelbësore shtesë në zhvillimin e stabilitetit rajonal. Përbërja e re Parlamentare mban shenjën evropiane, ndaj pres vazhdimësi në zbatimin e reformave”, tha Osmani, duke vënë në dukje pritjet e mëdha në vend nga presidenca gjermane, në drejtim të kompletimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare.Osmani siguroi se jo vetëm procesi i reformës, por edhe Qeveria e re do të shfrytëzojë periudhën e ardhshme për të finalizuar gatishmërinë administrativo-teknike dhe politike në vend, për të filluar negociatat, përmes finalizimit me kohë të strukturës negociuese, të harmonizuar sipas parimeve të Metodologjisë së re, duke zbatuar natyrisht edhe grupimin e ri sipas kapitujve.