Zaev: Pres mirëkuptim nga Bullgaria, mund të na bllokojnë nisjen e bisedimeve me BE-në

I pyetur për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe mundësinë për bllokim nga Bullgaria për shkak të çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut, kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev theksoi se nuk pret nga siç tha ai “populli vëlla” të ndërmerr një hap të tillë por që sipas tij ai tashmë ka paralajmëruar popullin se një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Për momentin, Bashkimi Evropian po përgatit konferencën e parë ndërqeveritare, ku secili nga shtetet ka të drejtë të merr vendim në mënyrë solidare dhe konsensuale. Konferenca e parë ndërqeveritare do të thotë zyrtarizmi i nisjes së bisedimeve dhe zbatimi i vendimit të muajit mars të Këshillit Evropian për nisje të bisedimeve. Gjithsesi unë e kam paralajmëruar popullin maqedonas, dhe qëndroj prapa atij paralajmërimi që ka mundësi që mos të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, të gjithë e dimë pse, sepse është e mundur që një vend shok, fqinj, vëlla të mos jepë dritë pozitive, pse, sepse ka punë për të cilat nuk negociohet por që vëllezërit, shokët, që të jenë shembull, i vërtetojnë, dhe atë jo të drejtën për vetëvendosje të na njihet, komentohet ose publikisht të njihet, por pastër dhe qartë të njihet gjuha maqedonase dhe populli maqedonas, këtë e bëjnë shokët këtë e bëjnë vëllezërit, unë besoj se kjo do të ndodhë shumë shpejtë”, tha mes tjerash Zaev.