Zaev: OKB-ja është simbol për paqen dhe sigurinë globale, vazhdojmë të bashkëpunojmë

Sivjet, Organizata e Kombeve të Bashkuara shënon jubileun e rëndësishëm – 75 vjetorin e themelimit. Është formuar në vitin 1945 në një botë në rrënoja. KB sot është simbol i paqes dhe sigurisë globale, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaevi në ‘Facebook’.

“Edhe krahas sfidave të shumta, KB e imponon parimin e dialogut dhe respektimit gjatë parandalimit dhe zgjidhjes së sfidave dhe përmes parimeve të bashkëpunimit dhe solidaritetit, fillojnë nisma për tejkalimin e problemeve botërore urgrente. 

Ai shton se sot, kur përballemi me pandeminë Covid-19, kërcënim më i madh pas Luftës së Dytë Botërore. KB përmes organizatës Botërore të Shëndetësisë sërish ka rol qendror duke i koordinuar aktivitetet ndërkombëtare për mbrojtje.

“Në drejtim të mbështetjes dhe nxitjes së vlerave njerëzore universale, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e riafirmoi përkushtimin e saj drejt realizimit të Agjendës 2030 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila siguron kornizë universale për përforcim të aksionit kolektiv drejt qëllimeve dhe sfidave të përbashkëta për prosperitet të përbashkët. Vazhdojmë së bashku ta formësojmë të ardhmen tonë dhe të bashkëpunojmë me KB-në në realizimin e qëllimeve të mijëvjeçarit për zhvillim të qëndrueshëm”, thotë Zaevi.