Bujar Osmani në takimin ministror të Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani më 1 dhe 2 dhjetor 2020 do të merr pjesë në takimin e Këshillit Veri- Atlantik të NATO-s në nivel të Ministrave për Punë të Jashtme, që për shkak të restrikcioneve të imponuara nga pandemia do të mbahet përmes video lidhjes.

Sipas rendin të ditës, është paraparë që takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të diskutojnë për çështje me prioritet për NATO-n, si dhe sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet: situatat me Afganistanin, ndikimi i raporteve gjeostrategjike globale mbi sigurinë e fushës euro- atlantike, si dhe stabiliteti më i gjerë rajonal.

Ministrat do të shqyrtojnë edhe raportin e titulluar “NATO 2030”, që reflekton nevojat strategjike dhe sfidat për Aleancën në dekadën e radhës, ndërkaq është paraparë që të aprovohen edhe disa vendime në lidhje me temat që janë temë e diskutimit në kuadër të NATO-s.

Ministri Osmani do të prezantojë në sesionin e parë punues të takimit, që do të jetë paraqitja e tij e parë në Këshillin Veri- Atlantik që nga marrja e funksionit Ministër i Punëve të Jashtme.