Komuna e Tearcës shënon 3 dhjetorin "Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta”

Për nder të 3 Dhjetorit - “Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta”, kryetari i komunës z. Isen Asani i shoqëruar nga përgjegjësi për arsim z.Muamet Rexhepi, priti në takim nxënësit me nevoja të veçanta (të shoqëruar nga defektologia Pranvera Iseni si dhe disa prindër) të cilët janë të kyçur në procesin e rregullt mësimor.

Në takim u shpreh admirim dhe përkrahje për punën që bëhet me këta fëmijë, të cilët ndjehen si pjesë e pandashme e shoqërisë.

Kryetari u zotua se në vazhdimsi do përkrahë të gjithë fëmijët, me theks të veçantë këtë kategori aq sublime të shoqërisë sonë.

Për fund nxënësit kishin përgaditë nga një dhuratë modeste, në shenjë respekti për pëkrahjen institucionale që u jepet këtyre fëmijëve.