Konstatimet e BE-së për të gjithë Ballkanin Perëndimor bllokohen për shkak të kërkesave të Bullgarisë

Përveç bllokadës për negociatat midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, Bullgaria po kërkon një tjetër paragraf në lidhje me historinë që vendet anëtare të BE-së nuk mund ta pranojnë. Për shkak të kësaj, miratimi i konkluzioneve për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor qëndron pezull, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Sipas diplomatëve me të cilët bisedoi MIA në Bruksel, disa orë më parë është miratuar një vendim që të tërhiqet diskutimi për zgjerim dhe për kornizën negociuese për Shqipërinë, sepse Bullgaria kërkon që në konkluzionet përfundimtare për Maqedoninë e Veriut të vendoset paragraf nga korriku 2018 i cili thotë se “kjo duhet t’i japë fund të gjitha kërkesave të bazuara në keqinterpretimin e historisë”.

Kjo fjali qëndron në konkluzionet e Këshillit të BE-së nga korriku 2018 pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjes së Prespës, por për shumë shtete anëtare nuk ka kuptim që kjo fjali t’i imponohet Maqedonisë së Veriut dy vjet më vonë, shpjegojnë diplomatët.

Lëshimi për të cilin BE është përgatitur është një fjali e ngjashme e lidhur me “keqinterpretimin e historisë” për të qëndruar si observim i përgjithshëm për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në lidhje me pajtimin rajonal, por jo edhe specifikisht në paragrafin për Maqedoninë e Veriut.