Shënon rënie numri i të infektuarve me koronavirus në Tetovë

Në Tetovë ka shënuar ulje numri i të prekurve nga virusi korona ditëve të fundit. Autoritetet shëndetësore thonë se numri i rasteve në krahasim me muajin e kaluar është ulur për rreth 60%.

Megjithatë ata thonë se nuk është ulur rreziku për infektim, prandaj iu bëjnë thirrje qytetarëve që ti respektojnë me përpikëri masat për mbrojtje. Për momentin në spitalin e Tetovës të shtrirë janë 20 pacientë, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë, ndërsa ka rreth 70 shtretër të lirë. Ftohja e motit, sipas Nuredinit, do të ndikojë në javët në vazhdimin në rritjen e numrit të të prekurve.Sa iu përket pacientëve që vijnë në ambulancën për kovid, atje ka diku mbi 30 pacientë në ditë. Iu rekomandoj popullatës se ende jemi në fazë të rrezikshme dhe ende duhet ti respektojmë gjitha masat që i jep Ministria e Shëndetësisë dhe Shëndeti publik. Nga personeli kemi 12 në izolim prej të cilëve disa janë pozitiv, por nuk na përbën problem ky numër i personelit të infektuar për momentin’ deklaroi Gëzim Nuredini, Përgjegjës i qendrës për kovid në Tetovë.