Filipçe falënderon Zaevin për donacionin e 12.500 eurove

Filipçe falënderon Zaevin për donacionin e 12.500 eurove

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar kryeministrin Zoran Zaev për donacionin prej 12.500 eurove në Fondin e Solidaritetit. 

“Në emrin tim, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjithë atyre që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër Covid-19, unë falënderoj kryeministrin Zoran Zaev për pjesëmarrjen e tij personale në këtë aksion të përbashkët”, ka shkruar Filipçe.

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me ish kryeministri grek Aleksis Cipras fituan “Çmimin për Paqe Hessian”, ndërsa donacioni në fjalë paraqet pjesën e shpërblimit monetar  për Zaevin.