Tetovë, miratohet kërkesa e studentëve për uljen e çmimit të biletave për transportin publik

Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes për Transport Publik në Tetovë dhe Këshilli i Komunës së Tetovës kanë miratuar kërkesën e studentëve për uljen e çmimeve të biletave për transportin publik.

Me ndryshimin e çmimores për transport publik për nxënësit dhe studentët nga 6 mijë denarë siç u propozua në fillim për një vit, tani do të kushtojë 2.500 denarë, bëjnë të ditur nga Parlamenti studentor i UEJL-së.

Ndryshe, fillimisht u vendos që çmimet e biletave të ndahen në pesë kategori: (A) për të gjithë qytetarët, (B) studentët dhe administratorët, (C) pensionistët dhe personat me invaliditet të ulët, (D) të punësuarit në komunë dhe (E) për personat me mbi 80 përqind invaliditet.