Paralajmërime të reja për vaksinat e reja kundër coronavirusit

Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministria e Shëndetësisë paralajmëruan se këtë muaj pritet të arrijnë vaksinat e “Pfizer”, ndërsa paralajmërimi vjen pas rritjes së numrit të rasteve të reja.

Kapacitetet e Klinikës Infektive momentalisht janë përmbushur, dhe serish në funksion vendoset spitali modular në Qendrën Klinike.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se se prodhuesi i vaksinave “Pfizer-Biontek” dje ka lëshuar marrëveshjen për blerjen e vaksinave dhe se Maqedoni për sivjet do të porosisë 800.280 doza vaksinash, ndërsa dërgesa e parë do të vijë gjatë muajit mars me 21.060 vaksina.

Sipas të dhënave të fundit të ISHP-së , gjatë ditës së djeshme u regjistruar 721 raste të reja dhe humbën jetën nëntë persona. Po ashtu gjatë kësaj periudhe u shëruan edhe 1.753 pacientë. Momentalisht numri i rasteve aktive është 8.162.