Filipçe: Nuk ka pasur asnjë person që ka refuzuar vaksinimin

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp gjatë ditës së parë të vaksinimit masiv tha se procesi po shkon mirë dhe nuk ka pasur probleme.

Ai tha se vaksinimi me AstraZenec-ën do të vazhdojë dhe se përfitimi i vaksinës është shumë më i madh sesa ndonjë efekte anësor që mund të ketë. Filipçe theksoi se deri më tani, nga ata që janë thirrur për t’u vaksinuar, nuk e ka ka refuzuar dhe se të gjithë janë paraqitur në orar dhe në vendin e caktuar. Ai apeloj edhe njëherë se nuk ka nevojë për panik por vetëm kujdes.