Prezantohet projekti për kompleksin “Planet” në Saraj të Shkupit

Prezantohet projekti për kompleksin “Planet” në Saraj të Shkupit

Mesdita e së enjtes mblodhi personalitete të shumta në një kodër piktoreske të Komunës së Sarajit, e cila që tani ka një emër.

Kompleksi “Planet” do të jetë lagja e re e Shkupit më luksozja me të gjitha komoditetet për banim dhe biznes. Në inaugurimin e këtij investimi, u paraqit projekti që përveç shtëpive të banimit individual, do të ketë markete, restorante, terrene sportive, fitnes qendra, kënd të lojërave për fëmijë, mbikëqyrje 24/7 nga sigurimet dhe poliklinikë për shërbime shëndetësore. Ideatorja e projektit Valdete Kasapi tha se një ëndërr u bë realitet për të gjithë banorët e zonës dhe më gjerë.