Vatra më e rrezikshme, tym dhe flakë mbi tunelin e Kalimashit në Kukës

Vatra më e rrezikshme, tym dhe flakë mbi tunelin e Kalimashit në Kukës

Prej ditësh vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në majën e Thirrës, mbi tunelin e Kalimashit në Kukës.

Në pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet se zjarri ka djegur sipërfaqe të mëdha, ndërsa në zonë ka prezencë të madhe tymi dhe flakët përhapen me shpejtësi.

Kjo vatër është ndër më të rrezikshmet në vend, ku prej disa ditësh ende nuk është vënë nën kontroll.