Shaqiri: Krijimi i Agjencisë digjitale, shtytës kryesor drejt një shoqërie dhe administrate digjitale

Shaqiri: Krijimi i Agjencisë digjitale, shtytës kryesor drejt një shoqërie dhe administrate digjitale

Digjitalizimi i administratës shtetërore është prioriteti ynë kryesor gjatë këtij mandati. Si parakusht në çdo seancë qeveritare është pikërisht digjitalizimi thotë minisrti i MIOA-s , Shaqiri.

Sipas tij, pas konsultimeve intensive me palët e interesuara nga vendi dhe jashtë vendit, u vendosën në Regjistrin e unifikuar nacional elektronik të RMV-së (ENER) Ligjin për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, i cili, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë Veriore, do të krijojë Agjencinë digjitale – si shtytësin kryesor të proceseve drejt një shoqërie dhe administrate digjitale.

Rrjetet dhe sistemet e informacionit, dhe mbi të gjitha Interneti, luajnë një rol thelbësor në lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Për shkak të asaj natyre transnacionale, ndërprerjet domethënëse të këtyre sistemeve, qofshin të qëllimshme apo të paqëllimshme dhe kudo që ato ndodhin, mund të kenë ndikim edhe në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Prandaj, siguria e rrjetit dhe sistemeve të informacionit është thelbësore për funksionimin e qetë të tregut të brendshëm.

Duke pasur parasysh se në Republikën e Maqedonisë Veriore nuk ka rregullim ligjor në këtë fushë, lind nevoja për hartimin e këtij ligji. Për më tepër, ajo transpozon Direktivën ( e BE-së) 2016/1148 të Parlamentit Evropian në lidhje me masat për një nivel të lartë të përgjithshëm të sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve të informacionit në të gjithë Bashkimin Europian, dmth Direktiva NIS.

Ligji së shpejti do të jetë në procedurë qeveritare dhe parlamentare, thuhet në njoftimin nga MIOA.