Koronavirusi, “Delta” po përhapet me shpejtësi në vendin tonë

Koronavirusi, “Delta” po përhapet me shpejtësi në vendin tonë

Situata epidemiologjike tregon se sapo kemi hyrë në valën e re të pandemisë së shkaktuar nga virusi korona.

Sipas anketave të Institutit për shëndet publik në gjithë vendin janë paraqitur kllasterë masiv në 6 qytete si në Shkup, Ohër, Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë. Në Ohër janë identifikuar si të infektuar pjesëmarrësit në një koncert ku shumë pranishëm ka pasur edhe nga Shkupi. Ndërkaq në 4 qytetet tjera epidemiologët kanë identifikuar kllasterë të krijuara nga dasmat në ambiente të mbyllura. Nga Qendra për shëndet publik në Shkup thonë se qindra njerëz janë futur në izolim për të parandaluar më të keqen, për shkak se vala eventuale e vjeshtës tani më u përshpejtua në pikë të verës.

“Vala e re veç se ka filluar dhe tash presim që numrat në rritje t’i shumëzojmë me 5-10 raste, varet se sa kontakte kanë pasur ku do të ketë rritje të konsiderueshme të numrit. Por kemi një shpresë se shumë njerëz janë vaksinuar, kemi raste pozitive që kanë dal pas dy dozave por e kalojnë në një formë të lehtë. Pacientët duhet ti dëgjojnë mjekët dhe të jenë konsekuentë në bazë të situatës që gjendemi duke respektuar masat preventive që të mos grumbullohen, të mbajnë maska dhe distancë.”- Lulzime Bajrami, Epidemiologe.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se deri më tani janë detektuar 30 raste me variantin delta, i cili në mënyrë rapide shpërndahet. Kjo do të vështirësojë punën e sistemit shëndetësor. Andaj bëjnë thirrje që të vaksinohen sa më shumë qytetarë për të mos u rikthyer masa restriktive si karantina apo orë policore.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Varianti Delta e bën edhe më të domosdoshme vaksinimin, qytetarët duhet patjetër të tregojnë disiplinë për t’u imunizuar në mënyrë që të mbrojnë vetën, familjen shokët koleget dhe të gjithë rrethin. Masat që do të hynë në fuqi nuk janë vetëm në vendin tonë që duam të amortizojmë valën e 4 që tani më ka nisur. Madje masa shumë më restriktive ka në vendet e Evropës dhe të botës.”

Autoritetet shëndetësore thonë se kjo situatë ka rritur edhe presionin ndaj kapaciteteve spitalore, që pritet të rikthej skenarët e mbushjes së reparteve infektive dhe riaktivizimin e kovid qendrave. Ditëve të fundit ka rreth 400 të infektuar ose afër 6% e të testuarve kanë rezultuar pozitiv. Duke përfshirë fundjavën mbi 533 mijë qytetarë janë të vaksinuar, apo nga 13 mijë doza janë dhënë në bazë ditore.