Ndotja e ajrit në nivele shumë të larta

Ndotja e ajrit në nivele shumë të larta

Shumë komuna të vendit me nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Matjet zyrtare të Ministrisë së Ekologjisë tregojnë se shumica e komunave në Shkup regjistrojnë nivele shumë të larta të ajrit të ndotur. Situatë e ngjashme është edhe në Tetovë, Kumanovë, Kërçovë, Strumicë, Gjevgjeli, Veles e Koçan.  

Qytetarët thonë se ndotja përbën shqetësim real. Shpeshherë vendosin që mos të dalin nga shtëpitë e tyre pasi jashtë nuk merret frymë.

 “Më pengon shumë ajri i ndotur, unë jam i operuar në zemër kam 2 by pass dhe mbaj aparat në zemër por prapë më pengon ajri, nuk mund të marrë frymë lirë”.

 “Nuk ka kujt nuk i pengon ajri i ndotur, ne nga ajri jetojmë”.

 “Mua personalisht më pengon shumë ajri I ndotur. Unë iki lartë në malin Vodno që t’i iki këtij ajri të ndotur. Duhet të ndërmerren masa megjithatë deri tani klima ka qenë në rregull, kishte erë frynte dhe pastrohej por tani nuk është mirë. Shkupi është specifik, nuk ka ajrosje, patjetër të ndërmerren masa veçanërisht të bëhet kujdes se ku ndërtohet dhe si sepse ndërtesat e larta e pengojnë qarkullimin e masave”.

 Masat duhet të merreshin prej më herët dhe tani të zbatohen. Kjo situatë gjithmonë është tek ne, dihet kjo vjen nga varfëria, sepse të gjithë filtrat kundër ndotjes janë të shtrenjtë dhe ne nuk kemi t’i blejmë. Nuk i zbatojmë këto masa”.

 “Maqedonia duhej këtë çështje ta zgjidh prej më herët. Tani është vonë më”.

Gjithmonë gjatë sezonit të dimrit ndotja e ajrit është në nivele shqetësuese. Stacionet matëse edhe vitin e kaluar matën ndotje deri në 10 herë më lartë se kufijtë e lejuar.