Grubi, Osmani, Besimi, Bekteshi, Nuredini dhe Shaqiri: Rezultate optimiste nga Sofja

Grubi, Osmani, Besimi, Bekteshi, Nuredini dhe Shaqiri: Rezultate optimiste nga Sofja

Pas përfundimit të seancës plenare të mbledhjeve të dy Qeverive në Sofje punimet vijuan në seanca të komisioneve përkatëse. Pas seancave të komisioneve, në prononcim dhanë sqarime mbi takimet. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe ministrat Besimi, Osmani, Bekteshi, Nuredini dhe Shaqiri, informon Gazeta.mk

Zëvendëskryeministri i parë Grubi theksoi se ka qenë një atmosferë pozitive dhe një mikpritje e ngrohtë nga pala bullgare.

“Atmosferë shumë pozitive dhe mikëpritje shumë e ngrohtë nga kolegët tanë bullgar dhe tashmë sapo e përfunduam seancën e parë të komisionit për Kulturë, arsim e shkencë, rini dhe sport dhe turizëm dhe jam jashtëzakonisht optimist për arritjen e shumë projekteve të përbashkëta të cilët do të realizojmë në muajt para nesh, nënshkrimin e shumë memorandumeve bashkëpunuese midis dy paleve dhe vlesëroj që kjo seancë e komisionit por edhe e seanca plenare që do të pason do të jetë e suksesshme dhe jam i bindur për rezultate shumë optimiste nga gjithë kjo vizitë e jona në Sofje”, theksoi kështu Grubi.

Ndërkohë që ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani këtë vizitë e vlerëson shumë premtuese.

“Është premtuese ka nisur me një intenzitet të madh me shumë pika në agjendë veçmë grupet e punës përveç se janë takuar veç e veç në format të grupeve por edhe në kuadër të takimeve plenare tre memorandume nënshkruen sot, dy iniciativa, një për themelimin e linjës Shkup-Sofje avio linjës një për transportin e mallrave, ashtu që me pesë produkte dalin vetëm në këtë takim sot natyrisht në kuadër të ministrisë së Jashtme ne folëm edhe për tema politike dhe ky proces vazhdon ne po investojmë me gjitha kapacitetet tona dhe shpresojmë që gjithçka do të del mirë”, theksoi për Indeks.mk ministri i Punëve të jashtme, Osmani.