Marrëveshja e Përzhinos akoma mbetet në këmbë të brishta

Marrëveshja e Përzhinos akoma mbetet në këmbë të brishta

Marrëveshja e Përzhinos është zbatuar  vetëm në disa pika, por ka akoma pika të cilat duhet të përmbushen. Pikat të cilat nuk janë implementuar janë pastrimi i plotë i listës zgjedhore dhe arritjen e marrëveshjes për rregullat-ivën ligjore që ka të bëjë me fushën e medieve. Të gjithë jemi dëshmitarë se kjo listë zgjedhore ka qindra mijëra votues fiktiv. Kjo listë është pasuruar në dëm të elektoratit shqiptarë.

A thua vallë Johannes Hahn, do ta shpëtojë vendin nga kriza politike?

Viti 2016 për vendin tonë pritet të jetë një vit me shumë sfida, paragjykime, premtime boshe, akuza si dhe sanksione për disa politikan dhe parti politike. Politika në vend po kalon një nga periudhat më të vështira të tranzicionit të tej-zgjatur, kurse propagandat e tyre politike kemi filluar prej tash t'i shikojmë nëpër sheshe dhe tribuna. Zgjedhjet planifikohen të mbahen brenda vitit, mirëpo populli ka një pritje megalomane, kurse procesi zhvillohet në mënyrë të ngadaltë dhe  në disa raste edhe me dështime të pa dëshiruara. Gjatë procesit të zbatimit të marrëveshjes së Përzhinos, kohë pas kohe ishim dëshmitarë edhe të një pakënaqësie për shkak të gjërave që i përmbante kjo marrëveshje të cilën e nënshkruan 4 partitë më të mëdha në vend, duke shkuar deri në shkelje të Kushtetutës. Disa javë më parë, me dorëheqjen e kryeministri të qeverisë së deritanishme Nikolla Gruveski, u realizua edhe një pikë shumë e rëndësishme e marrëveshjes së Përzhinos, i cili ishte kusht dhe  kërkesë e opozitës maqedonase LSDM.

Mirëpo edhe pse Gruevski dha dorëheqjen me kusht që të jetë e vlefshme vetëm 100 ditë para zgjedhjeve, që sipas llogarive të tij zgjedhjet duhet të mbahen më 24 prill dhe me të cilën VMRO-DPMNE edhe zyrtarisht e filloi fushatën zgjedhore, nga ana tjetër LSDM nuk e pranon këtë datë dhe insiston që të merren vesh për një datë tjetër. Pas dorëheqjes së kryeministrit të “vjetër” që aktualisht është  edhe kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski filluan edhe përleshjet verbale për kampanjën zgjedhore mes tij, opozitës dhe përfaqësuesit të BE-së. Gruevski kritikoi ndërkombëtarët dhe prokuroren speciale për punën e tyre.

Menjëherë pas kësaj, prokurorja speciale Katica Janeva kërkoi truproje speciale sepse nuk ndjehej e sigurt. Ndërmjetësuesi Peter Van Houte në prononcimin për mediet doli me mesazh të qartë: ”Nuk kam ndonjë reagim, reagimi i vetëm rreth kësaj është gjithmonë kjo, “Nëse nuk të pëlqen porosia, vrite atë që ta dërgon”. Këto tensione kanë arritur kulmin pasi nuk ka një datë të caktuar për atë se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në mos zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos në tërësi partia opozitare maqedonase shprehet se nuk do të hyj në zgjedhje. Si shpëtimtarë i situatës së krijuar pritet të jetë euro-komisari Johannes Hahn i cili pritet të vijë në muajin Shkurt për ta mbajtur të gjallë marrëveshjen e Përzhinos, ose për ta varrosur atë. Për të gjitha këto detaje dhe se si do të vijoj më tej procesi, arritëm të bisedojmë me profesorin e drejtës Kushtetuese Prof. Dr. Mersim Maksutin, i cili të vetmen shpresë për tejkalimin nga kriza e sheh tek monitorimi më rigoroz i ndërkombëtarëve.

“Nëse nuk pastrohet lista në një afat të mundshëm, këtu mund të shpresoj në një presion nga ndërkombëtarët konkretisht nga komisioni i BE-së dhe SHBA-të. Këto 30 ditë janë shumë të rëndësishme për vendin tonë, ku pritet të definohet ecuria e pastrimit të listës prej së cilës do të varen zgjedhjet se a do të mbahen më 24 Prill apo do të prolongohet kjo datë. Në këto rrethana nëse njerëzit kompetent nëpër institucionet keqpërdorin detyrën e tyre, fusin emra të cilët janë fiktiv, këto akte mbajnë përgjegjësi penale. Kodi elektoral edhe kodi penal për këtë parasheh dhe i ngarkon me përgjegjësi duke u mbështetur në ligjet të cilët janë në fuqi. Dorëheqjen e kryeministrit e shoh si një rezultat i një marrëveshjes politike të arritur në Përzhino, dhe si rezultat i përgjegjësisë së tij politike”, bëri të ditur ai. Ja se çfarë ishte mendimi i profesorit universitarë në lidhje me situatën e krijuar në vend dhe zgjidhjen për të dal nga kjo situatë.

Kuvendi i Maqedonisë nuk u shpërbë në pajtim me Kushtetutën

Duke nisur nga fakti se Republika e Maqedonisë gjendet në një krizë të thellë politike, institucionale në kuptimin e funksionimit demokratik të institucioneve më të rëndësishme siç janë: parlamenti, qeveria dhe institucionet tjera. Dorëheqjen e kryeministrit duhet ta shohim në radhë të parë si një rezultat i marrëveshjes së arritur në Përzhino. Kjo marrëveshje u nënshkrua në 2 Qershor të vitit të  kaluar e cila u përforcua me disa rregulla shtesë me marrëveshjen e Korrikut. Dorëheqja e kryeministrit duhet parë në aspektin politik dhe juridik. Në aspektin politik si rezultat i krizës së thellë politike dhe i akuzës së rëndë që i bënte opozita mbi mos funksionimin e shtetit demokratik dhe mos funksionimin e shtetit juridik të këtij vendi. Kjo çonte në mos respektimin e opozitës , cenimin e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe mos funksionimin harmonik të institucioneve sipas kushtetutës dhe ligjit të pushtetit. Dorëheqja erdhi si marrëveshje ndërmjet partive parlamentare që kryeministri të jep dorëheqje 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme. Duhet të shikohet edhe fakti se si marrëveshja e Përzhinos, nuk arriti të realizohet në të gjitha pikat e saj e jo të shihet vetëm dorëheqja e kryeministrit. Si profesor i të drejtës kushtetuese dua të them se dorëheqja e Gruevskit edhe pse pak e vonuar dhe në kuptimin juridik është ruajtur si pikë politik për tu përmbushur marrëveshja e Përzhinos. Mirëpo edhe njëherë kushtetuta e këtij vendi u godit për arsye se parlamenti i Maqedonisë u shpërbë në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë.

Qeveria teknike duhet të jetë në funksion minimum 6 muaj dhe ta përgatisë terrenin për ta nxjerr shtetin nga kriza

Qeveria teknike si rregull në shtetet demokratike parlamentare vjen si rezultat i zhytjes së vendit në krizë të thellë politike dhe si rezultat i mosfunksionimit të institucioneve të shtetit. Mund të emërohet si qeveri teknike, kalimtare apo qeveri të ekspertëve. Kjo qeveri teknike do të ketë të vetmin mandat që ta stabilizoj vendin, ta nxjerr nga kriza politike si dhe të vendoset funksionimi i sistemit ligjor dhe i demokracisë. Presim që kjo qeveri  të luaj rolin objektiv dhe konstruktiv. Mendimi im është se mandati i kësaj qeverie është i shkurtër në krahasim me vendet tjera parlamentare të cilat ballafaqohen me krizë të thellë politike mandati i kësaj qeverie është më i gjatë se 3 muaj. Në praktikën parlamentare qeveria teknike duhet së paku të jetë në funksion 6 muaj dhe të përgatisë terrenin që ta nxjerr shtetin nga kriza. Duhet të presim dhe të shohim se a do të mund të dalin përballë me përgjegjësinë dhe të shihet nëse ekziston vullnet i fuqishëm politik....  Jam tejet skeptik që qeveria do të arrijë gjatë këtij afati të mbyll misionin....

Në vazhdim të analizës do të lexoni:

  • Kemi një interpretim jo të drejt të Kushtetutës

  • Lista zgjedhore gjithmonë është përgatitur në dëm të elektoratit shqiptarë

  • Komisioni Evropian ta marr situatën drejt për drejt në dorë

  • Të gjithë të dyshuarit të cilët kanë kryer vepra penale me të cilat parashikohet dënim mbi 5 vite drejtpërsdrejti mund të arrestohen

  • Me instalimin e parimit të  Badenterit të drejtat e etnikumeve do të mbroheshin më mirë

  • Partitë politike shqiptare nuk ishin konstruktive në marrëveshjet

  • Nuk dua ta paramendoj një skenarë që në zgjedhjet të mos merr pjesë opozita

  • Dorëheqja e Kryeministrit 100 ditë para zgjedhjeve nuk mendoj se do të zbatohet në secilin cikël zgjedhor

Vazhdimin e analizës keni mundësi ta lexoni në numrin 122 të revistës ZAMAN SHQIP.