Moti me vranësira dhe reshje të borës

Moti me vranësira dhe reshje të borës

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të dëborës, përgjatë Vardarit reshjet do të jenë me shi dhe dëborë, ndërsa në jug-lindje kryesisht me shi. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët veri-perëndimore.

Në më shumë vende do të formohet shtresë dëbore, ndërsa në viset malore ajo do të rritet. Në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit do të formohet shtresë dëbore prej 5-10 centimetra, ndërsa në veri-perëndim mbi 15 centimetra. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 0 deri në 6 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të borës. Pasdite do të fryj erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 3 gradë Celsiusë