Gjendet drogë në Shkup, arrestohen shtatë persona

Gjendet drogë në Shkup, arrestohen shtatë persona

Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë kryer kontrolle në disa objekte hotelierike dhe kontrolle të disa personave dhe automjeteve të pasagjerëve. Shtatë persona nga Shkupi janë privuar nga liria tek të cilët janë gjetur marihuanë, kokainë dhe tableta ekstazi.

Gjegjësisht, te M.Gj.(33) dhe D.D.(31) është gjetur marihuanë, te K.T. (33) dhe E.I. (24) u gjet substancë pluhur i bardhë, te S.I. (48) u gjet “ekstazi”, te I.S. (24) u gjet kokainë, te S.S. (25) pluhur i bardhë.

Personat janë ndaluar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës.