Qeveria “heq maskat” të martën!

Qeveria “heq maskat” të martën!

Heqja e maskave në ambientet e mbyllura do të shqyrtohet të hënën në mbledhje e Shtabit qendror të krizës, konfirmojnë nga Qeveria.

Rekomandimi do të vihet në rend të ditës në seancën e Qeverisë që pritet të mbahet të martën, për të marr një dritë jeshile nga ekzekutivi. Rekomandimi u bë të mërkurën nga Komisioni për sëmundje infektive, ku u propozua që bartja maskave në ambiente të mbyllura të mos jetë e domosdoshme.

Por, nga KSI-së thanë se maskat vazhdojnë të mbahen në institucionet shëndetësore publike e private, shtëpitë për kujdesin e personave të moshuar, barnatoret dhe automjetet e transportit publik. Ndërkohë nga java e kaluar ende nuk është shqyrtuar rekomandimet për heqje të maskave në shkollat e mesme dhe tani një rekomandim më gjithëpërfshirës pret të kaloj të martën në seancën Qeveritare.