Alsat sjellë detajet nga vendimet e seancës “Lidhja Ndërkombëtare”, ku Boki-13 u shpall fajtor

Alsat sjellë detajet nga vendimet e seancës “Lidhja Ndërkombëtare”, ku Boki-13 u shpall fajtor

Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13” u dënua me nëntë vjet dënim me burg. Ai akuzohet për larje parash dhe mashtrimin e biznesmenëve Ardijan Amzoski dhe Siljan Micevski prej të cilëve, sipas akuzës ka marrë rreth 1 milion euro, shkruan Alsat. 

Gjykata Penale dënoi Jasna Ercegoviqin me 4 vite burg ndërsa sipas akuzës, mjetet nga projektet për shtëpitë e të moshuarve kanë përfunduar në median tashmë të shuar “1TV”. Ish deputetja Frosina Remenski është liruar nga akuza për shkak të mungesës së dëshmive për ndikimin e saj ndaj biznesmenëve.

Hristina Bllazhevska nga “Lidhja Ndërkombëtare” është dënuar me 1 vit burg ndërsa i ati i Boki 13, Mile Jovanovski me dënim me kusht.

“Sa i përket të akuzuarës Frosina, nga dëshmitë e këtyre dëshmitarëve doli se ajo ka qenë e pranishme në takimet. Mirëpo, as nga deklaratat e saja dhe as nga provat materiale të paraqitura nuk ka rezultuar se pikërisht ajo i ka dhënë këshilla dhe udhëzime të pandehurit Bojan Jovanovski, për kryerjen e veprës penale të mashtrimit”, tha Sofçe Efremova Gavrillova- gjykatëse.

Dhe derisa gjykatësi lexonte arsyetimin e aktvendimit, Boki 13 intervenonte nga ulësja:

“pas ndërhyrjes së Zoran Zaevit – Pa bisedë!- …. dhe pas ndërhyrjes së tij për ti gëlltitur paratë … – Qetësi Bojan! Gjykata e ndërpret të pandehurin Bojan Jovanovski – Mua do të më gjykosh nëntë vjet. Hiena më e madhe! Shërbëtore e Zoran Zaevit! Ky aktgjykim është dëshmi! – Të dalë nga salla e gjyqit! -Dëshmi se je shërbëtore e Zoran Zaevit! “Por, Zoti dënon, nuk dënon ti!”, u shpreh Bojan Jovanovski Boki 13- i akuzuar.

Nga vendimi ishte i revoltuar edhe i ati i tij.

“Pra, Maqedonia nuk ka drejtësi, Maqedonia ka, nga shtëpia, Zaev, i kanë mbetur vetëm tentakulat. Pra le të mos presin të gjithë maqedonasit, shqiptarët dhe gjithë të tjerët në Maqedoni, le të mos presin drejtësi, drejtësia ka vdekur!”, tha Mile Jovanovski- i akuzuar.

“Ky aktvendim i gjykatës nuk bazohet asnjë milimetër në dëshmitë e paraqitura gjatë procedurës, por është një kompromis fatkeq mes politikës dhe po e përsëris, veçanërisht armiqësinë personale të gjykatësit gjykues ndaj klientëve të mi, veçanërisht ndaj të pandehurit Bojan Jovanovski”, u shpreh Sashko Dukovski- avokat.

Remenski shprehu emocione pas aktvendimit të lirimit.

“Unë jam e kënaqur me vendimin e sotëm. Dua që ju të kuptoni gjendjen time sot. Sigurisht, më lejoni t’i kontrolloj pak emocionet nga ky proces i gjatë, torturues për mua”, tha Frosina Tashevska Remenski- e akuzuar.

Prokuroria paralajmëroi se për Remenskin do ta anmikojë vendimin ndërsa për dënimet e tjera do të mendojë.

“Për mua si prokurore që ka vepruar, gjegjësisht ka përfaqësuar këtë lëndë gjatë procedurës gjyqësore, është realisht e paqartë se si gjykata nuk ka përcaktuar se cilat janë aktet e ndikimit, sepse me këtë është ngarkuar në aktakuzën e pandehura. E kreu veprën për të cilin u akuzua”, u shpreh Ivana Trajçeva- prokurore.

Aktvendimi për rastin “Lidhja Ndërkombëtare” është i dyti për Boki 13. Ai tashmë është i dënuar me 9 vite të tjera në rastin “Reket”, së bashku me ish shefen e Speciales, Katica Janeva për zhvatje prej 1,5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev.