KSI: Të hiqet certifikata Covid-19 për hyrje në Maqedoninë e Veriut

KSI: Të hiqet certifikata Covid-19 për hyrje në Maqedoninë e Veriut

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Komisioni ka marrë vendim që të rekomandojë heqjen e detyrimit për certifikatë Covid-19, si kusht për hyrje në Maqedoninë e Veriut, . Mehmedoviq tha se kjo do të vlejë për shtetasit tanë dhe shtetasit e huaj që vizitojnë vendin.

“Kemi vendosur dhe kemi dhënë rekomandim që të hiqet certifikata për hyrje në shtet që kërkohej deri tani, e dini që gjatë muajve të kaluar e kemi hequr certifikatën për dalje nga shteti, tani e heqim edhe certifikatën që kërkohet për hyrje në shtet, pa marrë parasysh nëse janë shtetas tanë apo të huaj”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.