Ahmeti: Zgjedhjet në këtë situatë nuk ofrojnë zgjidhje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë tha se duke marrë parasysh krizën ekonomike, energjetike dhe luftën në Ukrainë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk paraqesin zgjidhje, përcjell TV21. Ahmeti tha se vendi për momentin nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Zgjedhjet në këtë situatë nuk ofrojnë zgjidhje, para nesh ka një mision shumë më fisnik për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, cili është misioni, ne duhet të fillojmë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Para nesh janë projekte të rëndësisë së veçantë, jo vetëm politike, jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, tha mes tjerash Ahmeti.