Temperaturat e larta, lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç në Maqedoni

Temperaturat e larta, lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç në Maqedoni

Për shkak të valës së të nxehtit sot dhe nesër në vend, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç janë të liruar nga detyrat e punës, fëmijët në kopshte nuk lejohen të bëjnë aktivitet fizik nga ora 11:00 deri në orën 17:00, Sektori privat duhet të organizojë orarin e punës në mënyrë që të mbrojë punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit dhe rekomandohet të shmanget qëndrimi jashtë nga ora 11:00 deri në 17:00.

Këto rekomandime janë miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë pasi DPHM ka njoftuar institucionet se sot dhe nesër territori i gjithë vendit do të preket nga temperaturat e larta – faza e portokalltë. Temperaturat do të jenë mbi 35 gradë Celsius në shumicën e vendeve, ndërsa mbi 40 gradë Celsius në zonat juglindore.

Qeveria i solli rekomandimet e mëposhtme:

“Lirimin nga detyrimet e punës të grupeve më të rrezikuara të popullsisë, siç janë shtatzënat dhe personat mbi 60 vjeç. Në institucionet për kujdesin e fëmijëve, (kopshtet) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe të pastrehë. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë. Për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, është e nevojshme organizimi i orarit të punës duke shmangur qëndrimin në vend të hapur nga ora 11:00 deri në 17:00”, thuhet në njoftim.

Sipas këtyre rekomandimeve, Qeveria ka konstatuar që autoritetet shtetërore, ndërmarrjet dhe institucionet publike t’i respektojnë rekomandimet.

Rekomandohet që sektori privat ta organizojë orarin e punës në mënyrë që punëtorët të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe të shmangin qëndrimin jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Orari i punës në kopshte duhet të organizohet në periudhën nga ora 7:00 deri në orën 17:00, ndërsa aktivitetet fizike nuk duhet të praktikohen dhe fëmijët të mos dalin jashtë pas orës 11:00.

Të gjitha subjektet juridike që kryejnë veprimtari në vend të hapur duhet të ndërpresin veprimtarinë e tyre në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00. Kjo veçanërisht vlen për punëtorët e ndërtimtarisë, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nën ndikimin e valës së nxehtë, sot dhe nesër temperaturat në shumicën e vendeve do të jenë mbi 35 gradë Celsius, ndërsa në zonat juglindore edhe mbi 40 gradë Celsius.

Siç njofton DPHM, gjatë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima, si dhe do të ketë kushte për stuhi të izoluar të shkurtër. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 28 deri në 42 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.