Kaq është dalja deri në orën 17:00 në zgjedhje në Tetovë

Kaq është dalja deri në orën 17:00 në zgjedhje në Tetovë

Dalja deri në orën 17 ka arritur në 23 366 votues, apo në përqindje rreth 27.79 për qind.

Krahasuar me vitin e shkuar, vazhdon edhe më tej dalja e votuesve të jetë tejet e ulët, apo diku nga 7 – 10 për qind më pak qytetarë që kanë realizuar të drejtën e tyre të votës, në krahasim me daljen e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Tetovës.

Sipas përfaqësuesit të KZK, edhe përkundër ndërprerjes disa minutëshe të energjisë elektrike në qytetin e Tetovës, votimi ka vazhduar pa pengesa.

“Procesi zgjedhor deri në këto momente që flasin rrjedh në mënyrë të rregullt dhe nuk ka probleme të paraqitura nga asnjë këshill zgjedhor. Sipas informative të fundit që morëm deri në ora 17, gjithsej të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 23 366 qytetarë, apo rreth 27.79 për qind, që në krahasim me zgjedhjet e vitit të shkuar, kemi numër më të vogël të votuesve. Presim që deri në përfundim të procesit në ora 19 qytetarët të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Rryma u ndërpre edhe në hapësirat e KZK mirëpo zgjati dy tre minuta dhe nga këshillat zgjedhor nuk patëm lajmërime që ka pasur ndërprerje më të mëdha të energjisë elektrike, tha Nazmi Dauti. KZK.