Dashtevski: Ka gjithsej 127 ankesa, 113 janë pranuar! Në Tetovë janë pranuar 38 ankesa

Dashtevski: Ka gjithsej 127 ankesa, 113 janë pranuar! Në Tetovë janë pranuar 38 ankesa

Kryetari i Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski deklaroi se gjithsej janë paraqitur 127 ankesa në lidhje me procesin zgjedhorë në Tetovë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë. Kreu i KSHU-së njoftoi se prej tyre, janë pranuar vetëm 113 ankesa.

“Për Mavrovë-Rostushën ka pasur gjithsej 37 ankesa, janë pranuar 29 janë refuzuar 3, Për Tetovë ka pasur 43 ankesa, janë pranuar 38, janë refuzuar 2. Qendër Zhupë gjithsej 47, janë pranuar 46, ndërsa është refuzuar një ankesë”, deklaroi Dashtevski.