“Nuk jam suspenduar unë, por drejtësia!”, Ruskoska ankohet: Suspendimi lidhet me kallëzimin e Arafat Muaremit

“Nuk jam suspenduar unë, por drejtësia!”, Ruskoska ankohet: Suspendimi lidhet me kallëzimin e Arafat Muaremit

Vendimin për suspendimin e saj nga vendi i punës, prokurorja për ndjekjen e krimit, Villma Ruskovska e quan të paarsyeshëm, andaj sot u ankua në Këshillin e prokurorëve publik. Ruskoska mendon se suspendimi i saj ka ardhur si pasojë padisë penale që ka ngritur ish-drejtori i Policisë financiare, Arafat Muarremi, kundër saj.

“Këtë nuk e vlerësoj si suspendim të Villma Ruskoskës, por e vlerësoj si suspendim të të drejtës dhe suspendim të drejtësisë”, theksoi Villma Ruskoska, prokurore.

Ruskoska tha se për ligjshmërinë e bastisjes së realizuar në Policinë Financiare mund të vendos vetëm gjykata. Ndërsa beson se tani më lënda e filluar kundër drejtorit të Policisë financiare do të zvarritet për shkak të suspendimit.

“Në vendimin për suspendimin tim thuhet se lëndët duhet t’i dorëzoj koleges që është caktuar sipas orarit vjetor si zëvendës im i pari, e njëjta që nga i 15-ti është në pushim vjetor që do të thotë se nuk gjendet në vendin e saj të punës, ashtu që edhe lëndët nuk mund t’i dorëzoj. Ashtu siç thashë edhe më parë ajo nuk mund t’i punojë sepse edhe kundër saj ka procedurë disiplinore”, Villma Ruskoska, prokurore.

Ruskoska akuzon Policinë financiare për mosbashkëpunim dhe mungesë transparence.

“Ne gjatë bastisjes saktë i numëruam se cilat lëndë duhet të na dorëzohen. Bëhet fjalë për 250-300 lëndë, nga të cilat na u janë dorëzuar 30 prej të cilëve shumicën as nuk e kemi kërkuar dhe nuk na duheshin. Ende nuk na është dorëzuar pothuajse asnjë lëndë të cilën e kemi kërkuar”, pohoi Villma Ruskoska, prokurore.

Por menjëherë kanë reaguar nga ky institucion. Thonë se janë të pavërteta ato që thotë Ruskoksa për lëndët e kërkuara.

“Me urdhrin për bastisje dhe kërkesën e të dhënave nga Policia Financiare kërkohen të gjitha kallëzimet penale anonime të paraqitura pranë Policisë Financiare nga viti 2018 deri në ditën e bastisjes. Janë të pavërteta deklaratat e prokurores se ka kërkuar 300 lëndë konkrete dhe nga Policia Financiare i janë dorëzuar vetëm 30 lëndë që ajo as nuk i ka kërkuar!”, thonë nga Policia Financiare.

Pas suspendimit të Ruskoskës, menjëherë drejtori i Policisë financiare Arafat Muarremi dha dorëheqje nga posti i drejtorit të këtij institucioni. Ruskoka dorëheqjen e tij e komentoi si paradë, për shkak se siç tha tani më Muarremit i kishte përfunduar mandati.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.