Osmani: Sigurojmë mbështetje dhe promovim të të gjuhës dhe kulturës së maqedonasve në Shqipëri

Osmani: Sigurojmë mbështetje dhe promovim të të gjuhës dhe kulturës së maqedonasve në Shqipëri

Maqedonia e Veriut siguron mbështetje për mbrojtje dhe promovim të veçorive të gjuhës dhe të kulturës së komunitetit maqedonas në Shqipëri, përmes projekteve dhe bashkëpunimit konkret, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në profilin e tij në Fejsbuk për vizitën e sotme tek maqedonasit në vendin Golobërdo në Shqipëri.

“Janë të nevojshme përpjekje shtesë me Shqipërinë për ndryshim të regjimit të punës së pikës kufitare Xhepishtë-Trebishtë, me çka do të përmirësohej bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në këtë rajon si dhe liria e lëvizjes së popullatës lokale nga dy anët e kufirit. Kjo çështje u ngrit si një nga çështjet kyçe në interes të popullatës maqedonase në rrethinën e Golobërdos”, qëndron në postim.

Osmani në postimin e tij njëheri shprehu edhe falënderim për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me institucionet shqiptare dhe mbështetjen e tyre për pakicën kombëtare maqedonase në Shqipëri.

Vizita e ministrit Osmani vijoi pas pohimeve aktuale të përfaqësuesve të komunitetit maqedonas në Shqipëri se përballen me presione që të regjistrohen si bullgarë në regjistrimin e ardhshëm, të caktuar për në tetor.