Një vit lëvdoheshin mes vete, sot prishën relacionet! Arsovska: Mickoski nuk mund të del nga matrica e tenderëve

-Kur gënjeni, kur tundni dokumentet dhe kur dora dhe zëri juaj dridhet. Pushoni pak. 

Kështu kryetarja Danella Arsovska nisi përgjigjen e saj në pyetjen e parashtruar në seancën për pyetje këshilltarësh në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Pastaj, braktisi seancën, duke shtuar se brenda VMRO-DPMNE-së ka shumë njerëz të ndershëm, të zellshëm dhe të guximshëm, por…

Për fat të keq, Mickoski nuk është një prej tyre.

Trajko Sllaveski: Po, po. Ju lutem, nuk jemi këtu për të përmendur njerëz që nuk janë të pranishëm.

D.A: Kam të drejtë… Edhe më parë janë përmendur kur i dridhej dora e këshilltarit, njerëzve që nuk janë prezentë. Domethënë deri dje isha kryetarja më e mirë e Shkupit, por tani nuk bëj pasi e kam kapur drejtorin në flagrancë…

Para një viti me surle dhe daulle festuan fitoren e madhe…

Tani mbeti vetëm “Çao”.

Arsovska tha se vazhdon në rrugën e drejtësisë.

“Deri në dje isha kryetarja më e mirë sipas jush. Por, Mickoski nga tender matrica nuk do të dalë asnjëherë, besoj se të gjithë ju e keni të qartë këtë. Ashtu siç e keni të qartë se pse sot unë nuk punoj mirë. Ndërsa deri në dje isha super. A po?”, tha Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

Nga foltorja tha se po të luftonte Mickoski këtë vit ashtu siç lufton gjatë këtyre tre ditëve, deri më tani do ta shpëtonte Maqedoninë. Në fund parashtroi një pyetje.

“Ku është kryetari nën hije, nuk po e shoh këtu. Ku po fshihet Mickoski. Kemi përgjigje të kësaj pyetjeje? Askund nuk është. Po fshihet”, pohoi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

A fshihet, ku dhe pse, do ta pyesim sonte në emisionin Klik Plus në orën 21.30. I ftuar është kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.