Sela: Aleancën për Shqiptarët nuk ka pronar, do vazhdoj të qëndroj në politikë

Sela: Aleancën për Shqiptarët nuk ka pronar, do vazhdoj të qëndroj në politikë

Ish-kryetari i ASH-së, para Kuvendit Qendror të partisë dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët u shpreh se Aleancën për Shqiptarët ka demokraci të brendshme, ku këtë e tregoi edhe dorëheqja e tij.

Por nga ana tjetër ai apeloi se në Aleancën për Shqiptarët duhet të funksionojë edhe përgjegjësia për aktivistët dhe udhëheqësit ku ka dhe persona që kanë punuar kundër interesit të partisë.

“Aleanca për Shqiptarët nuk ka pronar, ajo është e qytetarëve dhe këtë po e demonstrojmë me vepra, edhe sot me këtë kuvend.”- tha Sela.

Sela gjithashtu potencoi se ai do vazhdojë të qëndrojë në politikë edhe pas këtij kuvendi ku do të japi kontributin e tij në parti.