Gerasimovski: Në barakën e djegur në Kisella Vodë, në mënyrë të paligjshme ka jetuar një familje

Gerasimovski: Në barakën e djegur në Kisella Vodë, në mënyrë të paligjshme ka jetuar një familje

Kryetari i komunës Qendër, Goran Gerasimovski tha se fatmirësisht nuk ka të lënduar gjatë zjarrit të sotëm në një barakë në afërsi të të ashtuquajturës “Rampa” në Kisella Vodë, përcjell TV21.

Gerasimovski tha se kanë informacione zyrtare se një familje është shpërngulur në mënyrë të paligjshme në shtëpinë e djegur, ndërkaq mohoi që objekti të jetë djegur me qëllim që të ndërtohet në atë vend, pasi siç theksoi ai, personi që ka dokumentacion për objektin do ta rrëzonte, në vend që ta digjte.

“Deri tek komuna nga shërbimet inspektuese ka arritur njoftim se është e vendosur një familje në këto baraka, në mënyrë të paligjshme. Nga ana e ekipit të inspektorëve janë marrë hapa të caktuar që familja të largohet nga hapërirat e banuara në mënyrë të paligjshme. Informatat fillestare ishin që ka pasur fëmijë brenda, informacioni i fundit që kemi nga MPB dhe nga komandanti i Stacionit të Policisë Beko është që në hapësira nuk ka pasur askush”, tha mes tjerash Goran Gerasimovski, kryetar i komunës Qendër.