Si të parandalohet korrupsioni në gjyqësor?/ Jolevski: Është e nevojshme të kemi gjykatës me intergritet

Si të parandalohet korrupsioni në gjyqësor?/ Jolevski: Është e nevojshme të kemi gjykatës me intergritet

Besimi i ulët në sistemin gjyqësor tregon se kemi nevojë për reforma në sundimin e ligjit, deklaroi kryetari Këshillit të prokurorëve, Antonio Jolevski.

Shtoi se është e nevojshme transparencë në punën e gjykatave dhe integritet i gjykatësve. Sipas tij duhet detektuar gjykatësit që nuk punojnë sipas ligjit dhe të njëjtit të pastrohen, e jo të vazhdojnë të punojnë. Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi tha se është punë e gjykatësve të punojnë në përmirësimin e imazhit të gjyqësorit dhe se pagat e vogla nuk janë arsyetim për mosveprim. Këto deklarata u dhanë në tryezë e rrumbullakët e organizuar për “Parandalim dhe ndjekje të korrupsionit në gjyqësi” në organizim të Këshillit gjyqësor.