BFI me njoftim për “narezakun hallall” me mish derri

BFI me njoftim për “narezakun hallall” me mish derri

Nga Bashkësia Fetare Islame kanë reaguar pasi në një rrjet të marketeve është paraqitur një produkt me përbërje të mishit të derrit, por që ka vulën e produktit Hallal, përcjell TV21.

Nga BFI thonë se produkti është prodhura në Serbi dhe i njëjti ka ardhur në vend me vulë Hallall nga Serbia. Nga BFi kanë kërkuar nga rrjeti i marketeve dhe nga autoritetet që urgjentisht produkti në fjalë të tërhiqet nga tregu.

Në vijim njoftimi i plotë i BFI-së:

Të nderuar konsumatorë të marketeve Stokomak në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Agjencion për Hallall Standard në Republikës së Maqedonisë së Veriut, jemi institucioni i vetëm në vend që merret me certifikimin e produkteve sipas sistemit Hallall Standard, dhe ruajmë vlerën e logos Hallall, e ndjejmë për obligim t’ju njoftojmë se në marketet e STOKOMAK DOO Skopje, shitet një narezak prej mishi i cili e ka logon e Hallallit ndërsa në përbërjen e saj ka edhe mish derri. Njoftojmë opinionin si produkti i njëjtë është prodhuar në Republikën e Serbisë dhe i njëjti e ka siguruar logon atje. Si agjencion në bazë të detyrimeve kushtetuese të BFI-së dhe statutit të agjencisë për Hallall Standard, kemi bërë kërkesë direkte tek kompania në fjalë (Stokomak Doo Skopje) që urgjentisht të tërheq këtë produkt nga qarkullimi, njëherit Bashkësia Islame në Republikën e Serbisë të ndërmer masa në tërheqjen e certifikimit hallall për kompaninë prodhuese. Shfrytëzojmë rastin të falemenderojmë të gjithë besimtarët muslimanë për paraqitjen e rastit në Bashkësinë Fetare Islame të RMV, njëherit apelojmë që raste të tilla të drejtë përdrejtë të paraqiten në BFI.

SH_48ce0.jpgSH_688bb.jpg