Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, reagon Komiteti i Helsinkit: Qeveria të rishikojë vendimin

Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, reagon Komiteti i Helsinkit: Qeveria të rishikojë vendimin

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dalë me një deklaratë lidhur me mbylljen nga qeveria të shkollës “Mehmet Akif Ersoy”. Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se procedurat e autoriteteve nuk përmbushin standardet e procesit të rregullt, kanë dhënë një masë të ashpër, të nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja të dëmshme.

“KShH vlerëson se në rastin e mbylljes së këtij institucioni arsimor privat para universitar, nuk janë respektuar standardet e procesit të rregullt që kërkon neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në vendimin nr. 25, datë 10.05.2021 të Gjykatës Kushtetuese theksohet se e drejta për proces të rregullt ligjor nuk kufizohet vetëm në procesin gjyqësor, por përfshin edhe atë me karakter administrativ.

Njohja paraprake e personit me faktet që e ngarkojnë atë me përgjegjësi, respektimi i së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur, nëpërmjet dhënies së sqarimeve paraprake, ashtu dhe gjatë shqyrtimit të çështjes, janë disa nga elementet bazë që garantojnë të drejtën kushtetuese të cilitdo për proces të rregullt ligjor”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

DEKLARATË PËR SHTYP

Procedurat e autoriteteve për mbylljen e Kolegjit Turk “Mehmet Akif Ersoy” nuk përmbushin standardet e procesit të rregullt, duke rezultuar me dhënien e një masë të ashpër, të nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja të dëmshme

Në vijim të ankesës së pedagogëve dhe nxënëseve të Institucionit Arsimor Privat Parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” lidhur me mbylljen e kësaj shkolle në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 614, datë 22.09.2022 dhe të sqarimeve të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për opinionin publik me anë të rrjetit social Facebook, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) verifikoi ankesën e mësipërme dhe dokumentacionin që ka lidhje me këtë çështje dhe arriti në përfundimet e mëposhtme.