Stevo Pendarovski vendosi lule në vendin e aksidentit në Bullgari

Stevo Pendarovski vendosi lule në vendin e aksidentit në Bullgari

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës në Bullgari, siç edhe ishte paralajmëruar, në autostradën “Struma” vendosi lule në vendin e aksidentit të autobusit, në të cilin më 23 nëntor 2021, jetën e humbën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë që sot Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski qëndroi për vizitë pune në Sofje, ku me ftesë të homologut të tij bullgar Rumen Radev, morri pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonektuesit të gazit Greqi – Bullgari.