Pas gjashtë ditëve kërkime, gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova, Erdan Ramadani

Pas gjashtë ditëve kërkime, gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova, Erdan Ramadani

Gjashtë ditë pas aksidentit, ekipet e ndërhyrjes dhe vullnetarët lokalizuan trupin e viktimës brenda ujërave të lumit Vardar në kilometrin e tretë nga vendi i aksidentit, përkatësisht në afërsi të kazermës së Tetovës. 

Trupi u identifikuar nga familjarët, ndërsa më pas iu dorëzua mjekësisë ligjore. Për momentin, nuk ka pista dyshimi mbi pasojat e aksidentit.

“Sot rreth orës 10:50 kanë gjetur trupin e pajetë në ujërat e lumit Vardar të 22 vjeçarit nga Kumanova i cili më datën 27 të muajit kaluar pas një aksidenti ka dalë nga rruga dhe me veturën e tij të markës “golf” me targa të Kumanovës ka përfunduar në ujërat e lumit Vardar. Pas identifikimit trupi i pajetë me urdhër të prokurorit kompetent është dorëzuar për autopsi dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, tha Fatmir Rexhepi, SPB Tetovë.

Pas autopsisë trupi do t’i dorëzohet familjes për procedurën mortore. Erdan Ramadani ishte student në Universitetin e Tetovës, kontaktin e fundit me familjen e kishte mëngjesin e 27 shtatorit. Ditën e kobshme, sipas familjarëve Erdani ndodhej në Tetovë për bërë pagesën e semestrit vijues. Veçmas autoriteteve, në aksionin e kërkimit të trupit të viktimës u përfshinë edhe qytetarë vullnetarë nga rrethina e Tetovës, Shkupit dhe Kumanovës.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.