Petrovska: Maqedonia e Veriut do të dërgojë ndihmë të re ushtarake në Ukrainë

Petrovska: Maqedonia e Veriut do të dërgojë ndihmë të re ushtarake në Ukrainë

Maqedonia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, tha ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Petrovska njoftoi se po zhvillohen bisedime për dërgimin e ndihmës së re ushtarake në Ukrainë dhe shtoi se përkundër gjithë skeptikëve dhe dezinformatave, aleatët e NATO-s kujdesen për njëri-tjetrin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.

Është nënshkruar kontrata për blerjen e sistemit të mbrojtjes kundërajrore nga Franca, njoftoi Petrovska dhe sqaroi se në dokumentet e zhvillimit strategjik parashihet domosdoshmëria e një sistemi të tillë për ushtrinë.

RIA Novosti ka publikuar sot në rrjetet sociale një video të djegies së tankeve që kanë mbërritur në ushtrinë ukrainase si ndihmë ushtarake nga Maqedonia dhe Sllovenia së bashku me tanket T-72 të NATO-s.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.