Pendarovski për Ditën e Alfabetit Shqip: Bashkëjetesa është fryt i besimit

Pendarovski për Ditën e Alfabetit Shqip: Bashkëjetesa është fryt i besimit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka uruar Ditën e Alfabetit Shqip duke u shprehur se bashkëjetesa në një shoqëri multietnike dhe shumëgjuhësore është vlerë e pakontestueshme dhe si e tillë duhet respektuar dhe vlerësuar.

Ai nëpërmjet urimit të tij për 22 nëntorin uron shqiptarët për ditën e alfabetit dhe stimulon qytetarët për respekt të ndërsjelltë.

“Bashkëjetesa është fryt i besimit, e cila zë rrënjë kur njerëzit respektojnë dhe mbështesin identitetin e tjetrit. Ky lloj besimi është i domosdoshëm për t’i përballuar më me sukses sfidat tona të përbashkëta dhe për të ndërtuat një shoqëri të drejtë me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, shkruan Pendarovski.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.