Jep dorëheqje kryetarja e Këshillit Gjyqësor

Jep dorëheqje kryetarja e Këshillit Gjyqësor

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska ka dhënë dorëheqja nga pozita e kryetare së këshillit.

Motivet e dorëheqjes, Cërvenkovska ka thënë se do t’i arsyetojë me shkrim. Ajo do të mbetet anëtare e Këshillit, ndërsa nga pozita e drejtueses largohet 4 muaj para se të skadonte mandati i saj. Ditë më parë Cërvenkovska nuk arriti të kalojë listën e saj të propozuar për anëtarë të Bordit Drejtues, Komisionit pranues dhe provimit përfundimtar në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë publik “Pavell Shatev”. Shumica e anëtarëve të Këshillit kanë kundërshtuar listën e gatshme të Cërvenkovskës dhe kanë deklaruar se edhe ata kanë të drejtë propozimi, duke i hedh poshtë emrat në listën e gatshme saj si gjykatës të cilët krijojnë konflikt interesi. Javën e ardhshme do të konstatohet dorëheqja e Cërvenkovskës, ndërsa këshilli do të duhet të zgjedh kryetarin e ri nga radhët e anëtarëve të propozuar nga presidenti ose të zgjedhur nga Kuvendit.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.